Aktualitet

Zjarri në magazinën e rrobave te ‘Qytet Studenti’, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Pritet që të dalë ekspertiza e plotë për të përcaktuar shkakun definitiv.

26 Shtator 2022, 10:04 Nga A.B
Zjarri në magazinën e rrobave te ‘Qytet Studenti’, shkak
Zjarr

TIRANË- Zjarri i cili nisi një ditë më parë në ambientet e magazinës së rrobave në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Mirëpo pritet që të dalë ekspertiza e plotë për të përcaktuar shkakun përfundimtar të zjarrit.

Dëmet ishin të shumta në magazinë mirëpo jo në godinë, duke bërë që të mos rrezikohet jeta e banorëve. Zjarri ishte aktiv për dy orë ditën e djeshme, ndërsa forcat e zjarrëfikëses u munduan që ta shuanin. 

'Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njoftoi ditën e djeshme policia për zjarrin e rëndë. 

zjarr ne tirane qytet studenti

Sondazh

Poll