Aktualitet

Zjarr në Tiranë, digjet magazina me rroba në Qytet Studenti

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po lufton me flakët. 

25 Shtator 2022, 17:43 Nga F.M
Zjarr në Tiranë, digjet magazina me rroba në Qytet Studenti
Foto Ilustruese

TIRANË- Një magazinë me rroba ka marrë flakë dhe është djegur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se magazina që është djegur ndodhet në Qytet Studenti. Si pasojë e zjarrit ka dëme të mëdha materiale, por nuk flitet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po lufton me flakët. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane qytet studenti

Sondazh

Poll