Aktualitet

VD- Bllokohet dera, foshnja mbetet brenda apartamentit te 'Fresku', nxirret nga zjarrfikësi

Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse fëmija është nxjerrë jashtë me shkallë, shëndoshë e mirë.

26 Shtator 2022, 09:41 Nga A.B
VD- Bllokohet dera, foshnja mbetet brenda apartamentit te 'Fresku',
Zjarrefikesi

TIRANË- Një foshnjë 6 muajsh është shpëtuar ditën e sotme nga një zjarrëfikës. Foshnja kishte mbetur i mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë. Nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija brenda. Duke qënë se nuk e hapte dot derën, nëna lajmëroi forcat zjarrfikëse, të cilat e ndihmuan duke i shpëtuar foshnjën. 

Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse fëmija është nxjerrë jashtë me shkallë, shëndoshë e mirë.

shpetohet foshnja te fresku

Sondazh

Poll