Aktualitet

U arrestua në Kolumbi, Deniz Klironomi kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë në Shqipëri

Ai u kap në Bogota dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. 

26 Shtator 2022, 08:54 Nga F.M

 

U arrestua në Kolumbi, Deniz Klironomi kërkohej për vrasje
Deniz Klironomi

 

TIRANË- Deniz Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Në vitin 2019, me publikimin e listës së të shumëkërkuarve nga Durrësi, doli edhe emri i Klironomit. 

Klironomi njihej me nofkësn 'Gucci'. Ai u kap në Bogota dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. 

‘Guçi’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohej nga autoritetet vendase për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

deniz klironomi arrestohet deniz klironomi

Sondazh

Poll