Aktualitet

I dogjën furgonin, Torollari: Përdoret për transport udhëtarësh, mendoj se e dogji konkurrenca

Ai thotë se mjetin mund t’ia kenë djegur për shkak të konkurrencës.

26 Shtator 2022, 08:41 Nga F.M
I dogjën furgonin, Torollari: Përdoret për transport
Furgoni i djegur

KORÇË- Furgoni i djegur gjatë natës së kaluar në Korçë rezulton të jetë në pronësi të firmës ‘Morava 93’ dhe përdorej për transport udhëtarësh. Vetë Renato Torollari, pronari i mjetit është shprehur se nuk ka konflikte me askënd. Ai thotë se mjetin mund t’ia kenë djegur për shkak të konkurrencës.

“Unë nuk kam konflikte me askënd, merremi me transport udhëtarësh. Dyshoj se mjetin mund të ma kenë djegur për shkak të konkurencës,”- thotë ai.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar, në momentin që mjeti ishte i parkuar para shtëpisë së Torollarit. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

digjet furgoni ne korce renato torollari

Sondazh

Poll