Aktualitet

E RËNDË/ U arrestua me antiplumb dhe maska... mjeku i Traumës pëson ishemi në tru, në gjendje të rëndë për jetën

Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet në këmbim të shërbimit për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

26 Shtator 2022, 09:59 Nga a.b;f.g
E RËNDË/ U arrestua me antiplumb dhe maska... mjeku i Traumës
Fitim Marku

TIRANË- Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku i arrestuar për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjeku ka pësuar ishemi cerebrale ndaj është dërguar menjëherë në spital. Aty pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë që do të caktohet nga gjykata. 

Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet në këmbim të shërbimit për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

Marku u vu në pranga në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar, i cili u shtir si pacient që kishte nevojë për mjekun. Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në polici edhe disa mjekë të tjerë. Identitetet dhe rolet e këtyre të tjerëve nuk janë zbuluar ende.

Por ajo që ndezi një diskutim të fortë publik ishte mënyra sesi Marku u arrestua. Në një regji të plotë filmi, mjeku u arrestua me agjentë specialë, maska dhe anti-plumb, duke bërë që opinioni publik të ngrejë dyshime për standartet e dyfishta të Policisë së Shtetit, që nga njëra anë kriminelët nuk arrin dot as ti gjejë e jo më ti arrestojë me forca speciale, ndërsa në rastet si ky i Markut, shteti tregon forcën në maksimumin e parashikuar nga ligji. 

fitim marku mjeku i traumes

Sondazh

Poll