Aktualitet

Ktheu lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia kreu kontroll në një lokal në Prush, ku organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Table".

26 Shtator 2022, 08:51 Nga A.B
Ktheu lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet
Policia

TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në lokalin që kishte në pronësi, me lojëra fati. Policia kreu kontroll në një lokal në Prush, ku organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Table".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë konstatuar një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Në ambientet e lokalit janë konstatuar edhe shtetasit L. M., A. K., A. A. dhe S. R., duke luajtur lojëra fati, me anë të zareve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e paaligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Table". Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e lojërave të fatit, vihet në pranga 33-vjeçari. Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Prush, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Table".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: - A. N., 33 vjeç, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara";

- L. M., 55 vjeç, A. K., 29 vjeç, A. A., 38 vjeç dhe S. R., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë konstatuar një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Në ambientet e lokalit janë konstatuar edhe shtetasit L. M., A. K., A. A. dhe S. R., duke luajtur lojëra fati, me anë të zareve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

lojera fati

Sondazh

Poll