Aktualitet

Pas babait arrestohet dhe nëna e foshnjes 4-muajshe të dhunuar në Greqi, çifti shqiptar akuzohen për dhunë në familje

Për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në shtëpinë në Aetos u zbulua një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja. Foshnja është shtruar me dëmtime të rënda në tru dhe mavijosje.

26 Shtator 2022, 08:45 Nga d.a.
Pas babait arrestohet dhe nëna e foshnjes 4-muajshe të dhunuar në
Spital grek

GREQI- Sot, babai 20-vjeçar dhe nëna e foshnjës katër muajshe, e cila po lufton me jetën në spital, do të sillen para prokurorit të Qiparisisë, pasi në Spitalin e Kalamatës janë konstatuar shenja abuzimi. Akuzat ndaj babait shqiptar janë vrasje në tentativë, dhunë në familje, si dhe armëmbajtje dhe drogë.

Sipas Protothemës, për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në shtëpinë në Aetos u zbulua një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja. Foshnja është shtruar me dëmtime të rënda në tru dhe mavijosje.

Ndërkohë foshnja është shtruar në gjendje shumë kritike, e intubuar në Spitalin e Fëmijëve “Agjia Sofia” pasi analizat dhe një skanim CT treguan se ai ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin.

Gjithçka ndodhi pasditen e së shtunës, kur prindërit e tij e çuan nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissia pasi fëmija pati konvulsione, prej andej u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme.

Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës, gjë që u bë. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e dridhjeve dhe kishte të nxira në trup.

Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.

dhunohet foshnja 4 muajsh arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll