Aktualitet

FOTO/ Tatuazhi e nxorri zbuluar 'Gucci-n' shqiptar, u arrestua pasi u fotografua në ballkonin e shtëpisë

Shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe i arrestuar në Kolumbi akuzohet për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

26 Shtator 2022, 09:47 Nga A.B
FOTO/ Tatuazhi e nxorri zbuluar 'Gucci-n' shqiptar, u arrestua pasi u
Shqiptari

KOLUMBI-Tatuazhi në krahun e majtë lejoi identifikimin e shqiptarit Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”. Shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe i arrestuar në Kolumbi akuzohet për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

Hetuesit ishin vënë në ndjekje të tij mirëpo sa herë i afroheshin ai zhdukej pasi “çdo muaj ndryshonte vendbanimi. Kështu ishte për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” zbuloi një hetues i Policisë Dijin. Për një javë, shqiptari me pseudonimin “Gucci” nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta shikonin dhe një tatuazh në krahun e majtë bëri të mundur identifikimin e tij.

Kur ai u kap, u tha uniformave blu “se diçka mund të ndodhte me njerëzit që përdorën forcën për ta ekstraduar, si një kërcënim.

FOTO/ Tatuazhi e nxorri zbuluar 'Gucci-n' shqiptar, u arrestua pasi u

arrestohet deniz klironomi deniz klironomi

Sondazh

Poll