Sport

Komenti i trajnerit të Izraelit për golin e Uzunit: Ja çfarë do të bëja nëse do e shihja nga shtëpia

Shqipëria bëri shumë pak në transfertën e Tel Aviv-it përballë Izraelit. Kombëtarja kuqezi bëri shumë pak, sfidë të cilën e humbi 2-1.

25 Shtator 2022, 15:26 Nga DOSJA
Komenti i trajnerit të Izraelit për golin e Uzunit: Ja
Myrto Uzuni

IZRAEL- Shqipëria bëri shumë pak në transfertën e Tel Aviv-it përballë Izraelit. Kombëtarja kuqezi bëri shumë pak, sfidë të cilën e humbi 2-1. Lojë aspak pozitive dhe lamtumirë vendi i parë në grupin 2 të Ligës B në Nations League, që u sigurua nga Izraeli. Pas ndeshjes, trajneri i Izraelit, Aron Hazan tha se nëse do të ishte në shtëpi duke ndjekur ndeshjen do të çohej për të duartrokitur golin e Uzunit.

“Pësuam një gol vërtet të bukur. Pas atij momenti, Shqipëria ishte entuziaste dhe kërkoi fitoren, por në fund ia dolëm ne. Ata shënuan një gol që nëse unë do të isha duke e parë ndeshjen nga shtëpia, atëherë me siguri do të isha çuar për të duartrokitur”, deklaroi Hazan.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia izrael

Sondazh

Poll