Sport

Besojeni po deshët! Harry Maguire është ‘macja e zezë’ për Man.United dhe Anglinë...

Sa here që ai e nis ndeshjen nga pankina, fitojnë si ‘Djajve e Kuq’ dhe po ashtu edhe ‘Tre Luanët’

25 Shtator 2022, 14:36 Nga DOSJA

Besojeni po deshët! Harry Maguire është ‘macja e

ANGLI - Harry Maguire, i cili luan për Manchester United dhe kombëtaren e Anglisë, është me të vërtetë një ‘mace e zezë’ për të dyja këto skuadra. 

Mbrojtësi i qendrës së kombëtares së Anglisë e nisi ndeshjen që në fillim si titullar kundër Italisë dhe ‘Tre Luanët’ humbën 1-0! Besojeni po deshët, por është hera e nëntë radhazi, që shtatlarti Maguire starton si lojtar titullar dhe skuadra e tij humbet. 

Nga ana tjetër, kur ai e nis ndeshjen nga pankina, fitojnë si Manchester United dhe Anglia. A thua fatkeqësia e ‘Djajve të Kuq’ dhe ‘Tre Luanëve’ është Harry Maguire?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll