Sport

MotoGP/ Miller nënshkruan premierën e vitit 2022. Fatkeqësi për Bagnaia në fund, Binder dhe Martin ngjiten në podium…

Ky është suksesi i parë i sezonit për pilotin australian. Grand Prix i Japonisë i ëmbël dhe i hidhur në të njëjtën kohë për Ducatin

25 Shtator 2022, 12:02 Nga DOSJA

MotoGP/ Miller nënshkruan premierën e vitit 2022. Fatkeqësi

JAPONI - Jack Miller fitoi Grand Prix të Japonisë, duke lënë pas Brad Binder dhe Jorge Martin. Gara e Marc Marquez që nisi nga ‘pole-position’ përfundoi në vendin e katërt, që la pas Miguel Oliveira dhe Luca Marinin. 

Gara për t'u harruar për Francesco Bagnaia, i cili bie në xhiron e fundit teksa sulmonte  Fabio Quartararo për vendin e tetë dhe sheh që diferenca nga francezi të shkojë në tetëmbëdhjetë pikë. Vendi i nëntë për Enea Bastianini, ndërkohë që Aleix Espargarò, i cili e vazhdoi garën me motorrin dytë, për shkak të një defekti elektrik, nuk arriti të fitonte asnjë pikë.

Grand Prix i Japonisë i ëmbël dhe i hidhur në të njëjtën kohë për Ducatin, që triumfoi në pistën e Hondas me australianin Jack Miller që fitoi çmimin e tij të parë të sezonit, por dështoi në fund me Francesco Bagnaia. 

Një garë anormale, në këtë raund të gjashtëmbëdhjetë të sezonit, me kandidatët për titull që luftojnë njëri-tjetrin në pjesën e poshtme të dhjetëshes së parë dhe ‘jo pretendentët’ që zenë pozicionet e podiumit. Për Bagnaia, kjo garë ishte një pengesë që i dha fund serisë së tij të jashtëzakonshme të fundit (katër fitore dhe një vend i dytë).

MotoGP/ Miller nënshkruan premierën e vitit 2022. Fatkeqësi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll