Sport

"Momenti më i bukur nga Real Madrid? Dita që u largova"! Kaka tregon takimin e fundit me Florentino Perez

Pas një sezoni ku ai kishte realizuar 16 gola dhe kontribuar 12 asistime në sezonin e fundit për Milanin, Kaka vendosi në vitin 2009 të transferohej te Real Madrid për shifrën e 67 milionë eurove.

25 Shtator 2022, 15:14 Nga DOSJA
"Momenti më i bukur nga Real Madrid? Dita që u largova"!
Ricardo Kaka

SPANJË- Pas një sezoni ku ai kishte realizuar 16 gola dhe kontribuar 12 asistime në sezonin e fundit për Milanin, Kaka vendosi në vitin 2009 të transferohej te Real Madrid për shifrën e 67 milionë eurove.

Sidoqoftë, gjërat nuk dolën siç pritej, pasi problemet e vazhdueshme me dëmtimet të mesfushorit brazilian nënkuptonin se ai nuk mund të jepte atë se çfarë donin drejtuesit dhe tifozët. Pavarësisht se karriera në kryeqytetin spanjoll ishte për t'u harruar, ai mban mend momentin më të bukur në ato vite.

“Kujtimi më i mirë te Real Madrid ishte dita kur u largova sepse Florentino më tha se isha një profesionist i madh që kisha bërë gjithçka që ishte e mundur për të arritur rezultate të shkëlqyera në Madrid".Ish-fituesi i 'Topit të Artë' shtoi: “Ishte një kënaqësi e madhe. Kjo është arsyeja pse nuk do të më dëgjoni kurrë të flas keq për Real Madrid apo José Mourinhon”.

Megjithatë, momenti si një lojtar i thjeshtë i skuadrës mund të ketë ardhur si një tronditje për Kaka, i cili ishte kurorëzuar si lojtari më i mirë në futbollin botëror vetëm dy vjet para transferimit në Madrid. Në fund të fundit, Perez, Mourinho si dhe e gjithë vëllazëria e futbollit e dinë mirë faktin se nëse braziliani nuk do të kishte problemet më dëmtimet, padyshim që do të ishte kthyer në fenomenin e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid kaka

Sondazh

Poll