Sport

Ish-fantazisti i kuqezinjve, Skela: “Eshtë çasti që të jemi të gjithë bashkë. Ta ngremë kokën lart, krenarë dhe të vendosur”

“O sa mire me qene shqiptar! Kombetarja kerkon mbeshtetjen tone sot, qe ta duam edhe me shume neser. Te gjithe bashke ne stadium per ndeshjen me Islanden!”

25 Shtator 2022, 14:18 Nga DOSJA

Ish-fantazisti i kuqezinjve, Skela: “Eshtë çasti që

TIRANE - Pas humbjes 2-1 të Kombëtares, në transfertën e mbrëmshme në Tel Aviv ndaj Izraelit, ka reaguar edhe ish-fantazisti i kuqezinjve, Ervin Skela. Në një shënim të tij në Instagram mesfushori bën thirrje për t’u bashkuar dhe mbështetur Kombëtaren në këtë moment të vështirë për të.

“Nga lotet per fitoren me Greqine, te ankthi i Beogradit, nga ngazellimi i kualifikimit ne finalet e evropianit te 2016-s, te trishtimi i mbremshem ne Izrael, jane te gjithe kapituj qe shkruajne historine tone. Jo te gjithe kapitujt e jetes jane te bukur. Ne shume prej tyre derdhim edhe lot, por gjithnje duhet te kuptojme se duhet me shume besim per te pare drejt se ardhmes.

Fanela kuqezi nuk ka emer, as timin dhe as te atyre qe kane qene dhe atyre qe do te vine. Fanela kuqezi ka krenarine e çdo shqiptari. Vetem kur mban veshur kete fanele arrin te kuptosh sa e e rende eshte, sa pergjegjesi ke, per ate moment dhe per ato qe do te vine pas teje. Vetem kur e vesh ate fanele kupton se eshte lagur me djersen e shume korifejve te futbollit, eshte zhubrosur nga grinta e tyre, eshte mbushur me talentin e paçmuar te te gjitheve atyre qe e kane patur ate nder. Kombetarja ka patur, ka dhe do te kete nje histori. Jemi ne qe duhet ta duam njesoj, ne dite mira dhe ne dite te keqija. Ndaj ky eshte momenti i duhur qe ta duam dhe te jemi me prane ekipit kombetar, se keshtu respektojme me shume ngjyrat kuqezi.

Ish-fantazisti i kuqezinjve, Skela: “Eshtë çasti që

Ekipi kombetar eshte embleme, eshte deshire, pasion, mbi te gjitha besim. Besim qe marrim prej atyre qe luajne ne fushen e lojes dhe besim prej nesh qe duhet ti mbeshtesim.

Dhe une jam besimplote se kemi nje skuader me futbolliste shume te talentuar, kemi djem te mrekullueshem, qe duan me shume besim, me shume zemer, me shume vendosmeri.

Eshte çasti qe te jemi te gjithe bashke. Ta ngrene koken lart, krenare dhe te vendosur. Ti mbeshtesim, ti mbushim me kuraje duke thirrur fort nga shkallet e stadiumit: o sa mire me qene shqiptar!

Kombetarja kerkon mbeshtetjen tone sot, qe ta duam edhe me shume neser. Te gjithe bashke ne stadium per ndeshjen me Islanden!”, - ka shkruar fantazisti Ervin Skela.

Ish-fantazisti i kuqezinjve, Skela: “Eshtë çasti që

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll