Sport

Frikësohet Inter, shitja e Skriniar mund të vi në janar, PSG do të pagujë 20-25 mln euro

Inter mund të shesë Milan Skriniar për 20-25 milionë euro në janar, nëse nuk arrin të bind mbrojtësin sllovak për të rinovuar kontratën.

25 Shtator 2022, 15:04 Nga DOSJA
Frikësohet Inter, shitja e Skriniar mund të vi në janar, PSG do
Milan Skriniar

ITALI- Inter mund të shesë Milan Skriniar për 20-25 milionë euro në janar, nëse nuk arrin të bind mbrojtësin sllovak për të rinovuar kontratën. Siç është raportuar nga Alfredo Pedulla për La Gazzetta dello Sport, kontaktet me Milan Skriniar do të nisin në muajin tetor dhe do të ketë një lëvizje serioze në negociata.

Inter e di se duhet t'i ofrojë mbrojtësit 6 milionë euro plus bonuset, duke qenë se Paris Saint Germain është i përgatitur t'i jap atij 9 milionë euro në sezon. Mbetet për t'u parë nëse mbrojtësi sllovak do të tundohet nga kjo kontratë, apo do të preferojë të luajë për një klub më të pasur, si PSG apo Real Madrid. Dy skuadra që janë aktualisht në gjurmët e tij.

E.Ç (Dosja.al)

skriniar inter

Sondazh

Poll