Sport

Tchouaméni mahnit me performancën te Franca, Deschamps: "Ai i ka të gjitha"…

“Përtej asaj që ai është i aftë të bëjë në fushë, edhe koka e tij është bërë për të”,- thotë trajneri i kombëtares në ‘Téléfoot’.

25 Shtator 2022, 15:14 Nga DOSJA

Tchouaméni mahnit me performancën te Franca, Deschamps: "Ai i

FRANCE - Sezoni i Tchouaméni po shkon shumë mirë. Pavarësisht se është vetëm 22 vjeç, ai nuk po tregon shenja të rinisë dhe performanca e tij në fushë është më se e jashtëzakonshme. Si te Real Madridi, ku ka trashëguar pozicionin e Casemiros me një natyrshmëri totale dhe thuajse të papritur, ashtu edhe te Franca, ku trajneri i tij është plot lëvdata për të.

Në ndeshjen e fundit kundër Austrisë në Nations League, Tchouaméni bëri një lojë të shkëlqyer në mesfushë, me pasime dhe me marrje, duke mbuluar shumë fushë dhe gati sa nuk shënoi në fitoren 2-0 të Francës me golat e Mbappé dhe Giroud. Loja e tij ka bërë që trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, të pranojë publikisht përparimin e tij të madh dhe të ardhmen premtuese që ka përpara.

"Aurélien i ka të gjitha, edhe nëse është ende i ri. Përtej gjithçkaje që është në gjendje të bëjë në fushë, koka e tij është gjithashtu e krijuar për të,"- siguroi Deschamps në ‘Téléfoot’.

Tchouaméni mahnit me performancën te Franca, Deschamps: "Ai i

Në ndeshjen e fundit të La Ligës me Real Madridin, Tchouaméni gjithashtu tregoi shenja të cilësisë së tij të jashtëzakonshme. Kundër Atléticos, ai nënshkroi një asistim spektakolar, një pasim fantastik mbi mbrojtjen bardhekuq, që Rodrygo të shënonte golin e parë të ndeshjes.

Pavarësisht konkurrencës në mesfushë te Franca, me paraqitjet e tij në në fushë, Aurélien po fiton një vend titullari në Kupën e Botës së ardhshme në Katar. Sonte, ndaj  Danimarkës, ai ka një mundësi të re për të vazhduar rritjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll