Sport

Sot në Nations League, spikat Holandë-Belgjikë në Ligën A…

Kroacia do të kërkojë pikët maksimale ndaj Austrisë, për të ruajtur vendin e parë në renditje

25 Shtator 2022, 11:29 Nga DOSJA

Sot në Nations League, spikat Holandë-Belgjikë në Ligën

ZVICER - Sot do të zhvillohen dhjetë ndeshje të Nations League, të ndara në tre liga. Austria, në Ligën A do të jetë mikpritëse e Kroacisë, në ndeshjen e fundit për muajin shtator. Ata do luajnë për fitore, në të kundërtën bien në një ligë më poshtë. Kroacia do të kërkojë pikët maksimale, për të ruajtur vendin e parë në renditje, ndaj pritet të jetë një përballje interesante.

Franca do të luajë në transfertë ndaj Danimarkës. Këtë edicion në Nations League, kampionët e botës në fuqi nuk kanë rezultate të mira dhe gjenden në vendin e tretë. Kurse danezët kanë zhvilluar ndeshje të mira në një grup, si me Kroacinë, Francën dhe Austrinë.

Ndeshje tjetër interesante pritet ajo në mes Holandës dhe Belgjikës, dy liderët e grupit 4  në Ligën A, si dhe takimi tjetër i këtij grupi, Uells-Poloni.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme:

Liga A

Austria-Croatia (20:45)

Denmark-France (20:45)

Netherlands-Belgium (20:45)

Wales-Poland (20:45)

Liga C

Slovakia-Belarus (18:00)

Azerbaigian-Kazakhstan (18:00)

Faroe Islands-Turkey (20:45)

Luxembourg-Lithuania (20:45)

Liga D

Andorra-Latvia (15:00)

Moldova-Liechtenstein (15:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll