Sport

NATIONS LEAGUE/ Izraeli, pas fitores me Shqipërinë, ngjitet në Liga A...

Me tetë pikë, Izraeli ka siguruar vendin e pare në grupin 2, i ndjekur nga Islanda (tre) dhe Shqipëria (një pikë)

25 Shtator 2022, 10:45 Nga DOSJA

NATIONS LEAGUE/ Izraeli, pas fitores me Shqipërinë, ngjitet në

ZVICER - Izraeli, pas Bosnjë-Hercegovinës, Është kombëtarja e dytë që garanton ngjitjen nga Liga B në Ligën A të Nations League.

Në Tel-Aviv, izraelitët mundën 2-1 Shqipërinë dhe siguruan vendin e parë në grupin 2, i cili për shkak të përjashtimit të Rusisë, kishte vetëm dy skuadra (Islanda, Izraeli dhe Shqipëria).

Weissman (46') i dha epërsinë Izraelit, Uzuni (88') barazoi për shqiptarët, por një gol në kohën shtesë i shënuar nga Baribo (90’+2) vendos fatin e ndeshjes, por edhe të renditjes në grup.

Me tetë pikë, Izraeli ka siguruar vendin e parë. Islanda (tre pikë) dhe Shqipëria (një) do të përballen me njëra-tjetrën në raundin e fundit, por nuk ka asnjë shans për të arritur kreun grupit 2.

NATIONS LEAGUE/ Izraeli, pas fitores me Shqipërinë, ngjitet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll