Politike

Vetëvendosje në Shqipëri: Vdekja e përsëritur e punëtorëve në vendin e punës thërret për masa urgjente

17 Gusht 2019, 16:53 Nga DOSJA
Vetëvendosje në Shqipëri: Vdekja e përsëritur e

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar pas ngjajres së rëndë të ndodhur dje në Tiranë, ku dy punëtorë humbën jetën teksa ishin duke punuar. Në një reagim për mediat Vetëvendosje shkruan se situata nuk ka për të ndryshaur pa u vendosur para drejtësisë përgjegjësit.

“Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar”, shkruhet më tej.

REAGIMI  PLOTË

Vdekja e përsëritur e punëtorëve në vendin e punës thërret për masa urgjente

Ditën e djeshme, afër qendrës së Tiranës, dy punëtorë humbën jetën duke rënë nga skelat e një kantieri ndërtimi. Ata ishin dy burra në moshën 31 dhe 36 vjeçare. Dy punëtorë të tjerë u plagosën rëndë në të njëjtën ngjarje dhe u shoqëruan në urgjencë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy punëtorëve të vdekur, dhe ndjenjat më të ngrohta për dy të tjerët që ende janë të shtruar në spital, duke uruar për shërimin sa më të shpejtë të tyre.

Jemi të prekur thellë që kjo situatë nuk i takon një rasti të jashtëzakonshëm, por ështe kthyer në një gjendje normale. Numri i punëtorëve që kanë humbur jeten në vendin e punës është tronditës, por tronditja nuk ka cekur asnjëherë edhe institucionet përkatëse, as pjesën e ekzekutivit qe e ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës. Punëtorët në ndërtim apo miniera po humbin jetën, por interesat e atyre që e mirëmbajnë këtë gjendje nuk preken.

Situata nuk ka për të ndryshuar pa u vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, ato kompani që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve si dhe ata përfaqësues institucionesh që nuk marrin masa për të mbrojtur punëtorët. Për një pakicë, postet dhe privilegjet janë të patjetërsueshme, ndërkohë që po rritet numri i njerëzve të shfrytëzuar brutalisht të cilët kanë të trashëgueshme vetëm të drejtën e tyre të shkëmbejnë varfërinë me vdekjen.

Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje skela tek pallati i braçes vdekja e punetoreve ne tirane vdesin punetoret lëvizja vetëvendosje skela tek pallati i braçes vdekja e punetoreve ne tirane vdesin punetoret

Sondazh

Poll