Sport

Mathias Pogba flet nga burgu, nuk i ndal akuzat për vëllain e tij: "Pagoi një magjistar me paratë e bamirësisë"

Ngjarjet e familjes Pogba vazhdojnë të pasurohen me dataje të reja. Nga burgu ku po mbahet me akuzën e zhvatjes, vëllai i mesfushorit të Juventusit, Mathias ka zbuluar detaje të reja

23 Shtator 2022, 15:48 Nga DOSJA

Mathias Pogba flet nga burgu, nuk i ndal akuzat për vëllain e tij:

FRANCË- Ngjarjet e familjes Pogba vazhdojnë të pasurohen me dataje të reja. Nga burgu ku po mbahet me akuzën e zhvatjes, vëllai i mesfushorit të Juventusit, Mathias ka zbuluar detaje të reja: “Nëse shihni këto mesazhe do të thotë që jam në burg…” . Mes magjistarëve dhe kontakteve me qarqet kriminale, Mathias Pogba tregoi të vërtetën e tij për një pagesë prej 100 mijë euro që lojtari i Juventusit i pagoi marabutit Ibrahim për të ndikuar në rezulatete dhe të kundërshtarët.

Që nga viti 2015, sipas historisë së Mathias, Paul Pogba do të kishte paguar një magjistar që i kishte propozuar Serge Aurier. Synimi i mesfushorit të Juventusit ishte për të dëmtuar kundërshtarët dhe për të ngadalësuar cilësinë e kolegëve.

Një episod i shpërndarë nga Mathias Pogba është finalja e kampionatit Europian 2016 fituar nga Portugalia 1-0 ku ndodhën gjera të çuditshme si pushtimi i fluturave dhe që përfundoi me dëmtimin e Ronaldos.

Për të paguar marabutin Ibrahim, Paul Pogba - sipas fjalëve të vëllait të tij në burg - udhëzoi shokun e tij të fëmijërisë Mam (i cili mori pjesë në zhvatjen dhe më pas u burgos) të dorëzonte çantat plot me para në aeroportin e Parisit, ku ato para ishin të destinuara për bamirësi në Afrikë. Por në mesazhet Mathias fliste për një rrjet kontaktesh me qarqe të dyshuara kriminale.

E.Ç (Dosja.al)

pogba juventus magjistari france

Sondazh

Poll