Sport

Mourinho shfaqet ndryshe, portugezi në versionin e reperit, bëhet pjesë e videoklipit me praninë dhe citimin e tij të famshëm

José Mourinho është një nga trajnerët më aktivë jashtë fushës. Ish-komentatori televiziv dhe ylli i disa reklamave, tashmë shfaqet edhe në një videoklip kënge.

23 Shtator 2022, 15:33 Nga DOSJA
Mourinho shfaqet ndryshe, portugezi në versionin e reperit, bëhet
Jose Mourinho

ITALI- José Mourinho është një nga trajnerët më aktivë jashtë fushës. Ish-komentatori televiziv dhe ylli i disa reklamave, tashmë shfaqet edhe në një videoklip kënge. Trajneri i Romës shfaqet në një skenë të reperit amerikan Stormzy 'Mel Made Me Do It'. Portugezi shfaqet me një pamje të ashpër, është inkuadruar në plan të parë, ndërsa vendos gishtin mbi gojë.

Muzika vazhdon, pamjet qëndrojnë te Mou dhe në sfond dëgjohet zëri i teknikut që thotë: "Preferoj të mos flas, nëse flas jam në telashe të mëdha"). Një fjali që portugezi e tha realisht, disa vite më parë, pas një ndeshjeje kur drejtonte Chelsea-n, për të kontestuar veprimet e arbitrit Foy.

Pas publikimit të videos, trajneri ka postuar disa foto në prapaskenë në Instagram dhe foton me reperin Stormzy: “Ishte shumë argëtuese ta bëja këtë, u argëtova shumë”. Në rinisjen e kampionatit, Mourinho nuk do të jetë në gjendje të jetë në pankinë ndaj Interit pasi u përjashtua me karton të kuq me Atalantën.

E.Ç (Dosja.al)

jose mourinho roma itali

Sondazh

Poll