Sport

U shpall kampione Europe në atletikë, Luiza Gega del e pastër në testet e dopingut

Luiza Gega, kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e dopingut që ka zhvilluar.

23 Shtator 2022, 14:29 Nga DOSJA

U shpall kampione Europe në atletikë, Luiza Gega del e pastër

SHQIPËRI- Luiza Gega, kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e dopingut që ka zhvilluar. Lajmin e jep vetë kampionia shqiptare, e cila thotë se ka dalë e pastër.

Përgjigja, që erdhi në zyrat e Federatës Shqiptare të Atletikës është “negative”, pra konfirmon se Gega nuk ka përdorur substanca të ndaluara, ndaj edhe medalja e artë europiane i përket plotësisht asaj.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. “E pastër”, shkruan ajo dhe ndan foton e mëposhtme me ndjekësit në rrjetet sociale.

U shpall kampione Europe në atletikë, Luiza Gega del e pastër

E.Ç (Dosja.al)

luiza gega atletike

Sondazh

Poll