Sport

Wanda Nara njofton se po ndahet nga Mauro Icardin: a do të jetë e vërtetë?

“Preferohet që ta dinë nga unë, nuk jap asnjë detaj”, sqaruan mediat argjentinasja

23 Shtator 2022, 15:44 Nga DOSJA

Wanda Nara njofton se po ndahet nga Mauro Icardin: a do të jetë e

ARGJENTINE - Wanda Nara ka zyrtarizuar ndarjen nga Mauro Icardi pak javë pas nënshkrimit të sulmuesit argjentinas për Galatasaray në Turqi.

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që po dalin dhe spekulimet mediatike, preferohet që ta dinë nga unë”,- ka shkruar Wanda Nara në ‘stories’ e saj në Instagram, duke e konfirmuar lajmin.

"Nuk kam asgjë për të sqaruar më shumë dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë",- vazhdon bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit.

Wanda Nara njofton se po ndahet nga Mauro Icardin: a do të jetë e

Pak para këtij mesazhi, Icardi këmbënguli se “nuk jemi ndarë: “Ajo është duke e mbaruar disa angazhime pune që mori në Argjentinë dhe pas pak ditësh do të kthehet në shtëpi, se si fëmijëve ashtu edhe mua më mungon shumë”.

Në vitin 2021, martesa e Wanda Nara dhe Mauro Icardi u bë një skandal mediatik. Çifti ishte gati të ndahej pas tradhëtisë së pretenduar të futbollistit me China Suarez, por në fund vendosën të qëndronin bashkë. “Po i organizoj pak gjërat për divorcin, sepse nuk mundem më dhe kërkova divorcin”,- ka thënë Wanda Nara me një audio zëri.

Më parë, Wanda Nara ishte e martuar me futbollistin Maxi López, dikur i Barcelonës, mes viteve 2008 dhe 2013. Ai e akuzoi Wanda Narën se e kishte tradhëtuar me Icardin dhe u nda.

Wanda Nara njofton se po ndahet nga Mauro Icardin: a do të jetë e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll