Sport

Hamraoui rrëfen 10 muajt më të këqinj të jetës së saj: "Ngacmimi ishte i tmerrshëm"

“Është dhembje të poshtërohesh kështu nga të gjithë”, ka shpjeguar lojtarja në një intervistë për rrjetin BFM TV.

23 Shtator 2022, 15:29 Nga DOSJA

Hamraoui rrëfen 10 muajt më të këqinj të jetës

FRANCE - Lojtarja e Paris Saint-Germain, Kheira Hamraoui, e cila u dhunua fizikisht nëntorin e kaluar, u shpreh këtë të premte se ka qenë viktimë dy herë në këto dhjetë muaj: fillimisht i agresionit fizik dhe më pas për shkak të "fushatës kaq të fuqishme shpifjeje".

"Jeta ime private është biznesi im. Më dhemb të poshtërohem kështu nga të gjithë, fansat, rrjetet sociale. Ngacmimi ishte i tmerrshëm. Kam qenë viktimë dy herë: gjatë sulmit fizik dhe më pas në një fushatë shpifjeje aq të fuqishme, sa edhe rrahja”,- tha Hamraoui, 32 vjeç, në një intervistë në BFM TV. Lojtarja është zhytur në një polemikë të errët, pasi u sulmua nga dy persona me kapuç më 4 nëntor, teksa po kthehej nga një darkë me shoqet e saj dhe futbollisten Aminata Diallo. Kriminelët e nxorrën nga makina dhe i goditën këmbët me shufra hekuri.

Diallo u mor në pyetje në fillim dhe më pas u la e lirë, kur u zbulua lidhja jashtëmartesore që Hamraoui kishte me ish-lojtarin e Barcelonës, Eric Abidal dhe policia hetoi mundësinë që rrahja të ishte çështje xhelozie. Mesazhet private të lojtares, si dhe kërkimet e saj më të fundit në internet, se si t'i thyejnë mbulesën e gjurit të dikujt, e tregojnë atë si një fajtore të mundshme. Policia dyshon se qëllimi i Diallo ishte që të zinte vendin e saj, si në klub ashtu edhe në kombëtare.

Hamraoui rrëfen 10 muajt më të këqinj të jetës

E pyetur për miqësinë që i bashkoi, sepse të dyja shkonin bashkë edhe me pushime, Hamraoui nuk donte të fliste për “tradhtinë personale”, por rrëfeu se situata e ka lënduar dhe se është një “mizore dhe e keqe”. Mesfushorja, e cila luan edhe për kombëtaren, tha se nuk është rikthyer ende në stërvitje me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të saj, pas njoftimit të klubit se do të rikthehet.

"Me përvojën që kam sot, meritoj pak respekt nga klubi im. Nuk do të kem asgjë për të qortuar veten, për mënyrën se si jam sjellë këta dhjetë muaj,"- tha ajo në BFM TV, ku iu desh të mbante lotët. Hamraoui, e cila u hoq nga stërvitjet dhe garat që në prill, ka punuar vetëm dhe njoftoi se do të krijojë një fondacion, për të ndihmuar në luftimin e bullizmit dhe bullizmit kibernetik ndaj sportistëve të rinj për parandalimin e situatave, duke kaluar të njëjtën gjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll