Sport

Tifozi goditi me shishe lojtarin e Partizanit, Disiplina 'pamëshirë' ndaj Kukësit…

Klubi verilindor përveçse dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë do të luajë edhe 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë

23 Shtator 2022, 12:11 Nga DOSJA

Tifozi goditi me shishe lojtarin e Partizanit, Disiplina

TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të sotme ka analizuar ngjarjet e javës së 5-të të Abissnet Superiores, por edhe të kategorive të mëposhtme. Organi në fjalë, ngjarjen e ndodhur në stadiumin ‘Kukës Arena’, ku një tifoz vendës goditi me shishe futbollistin Cara të Partizanit, ka patur në fokusin e saj. Dhe skuadra verilindore e Kukësit, nuk ka shpëtuar nga ndëshkimi.

Ja dhe vendimet e marrura nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për ngjarjet e fundjavës së shkuar:

1. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

2. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll