Sport

Ndryshimi rrënjësor i Arthur Melos, pas ‘ndëshkimit’ të trajnerit Klopp...

Trajneri gjerman e ka dërguar mesfushorin në ekipin U-21, në mënyrë që ai të marrë ritmin e garës

23 Shtator 2022, 15:08 Nga DOSJA

Ndryshimi rrënjësor i Arthur Melos, pas ‘ndëshkimit’

ANGLI - Sado kurioz të jetë, vendimi i Liverpool për të lënë Arthur Melo në ekipin U-21 nuk është një ndëshkim. Jürgen Klopp është vetëm në kërkim të mesfushorit brazilian për të marrë ritmin e garës, në mënyrë që të rikuperojë nivelin e tij: "Tani ai ka nevojë vetëm për futboll dhe stërvitje. Ai po bën mirë, ai me të vërtetë po jep gjithçka në stërvitje, ne gjithashtu kemi të jemi të kujdesshëm me të dhe më pas do të shohim nëse mund ta përdorim”,- siguroi trajneri gjerman.

Futbollisti brazilian është gjithashtu i vetëdijshëm, se gjendja e tij fizike nuk është ideale, pasi nuk ka mundur të përfundojë parasezonin me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve dhe sepse gjatë dy sezoneve të fundit, është prekur nga probleme të ndryshme fizike. Larg nga humbja e besimit në futbollin e tij, mesfushori ka bërë një ndryshim rrënjësor në 'stafin' e tij personal, për t'u rikthyer sa më shpejt në skuadrën e Klopp.

Ndryshimi rrënjësor i Arthur Melos, pas ‘ndëshkimit’

Sipas mediumit anglez ‘The Times’, Arthur Melo ka punësuar një trajner fizik (Daniel Esteban Labarca Encina), nutricioniste (Joana Pessoa Dell'Oro) dhe një  fizioterapist  (Adrián Martínez Castro) për përditshmërinë e tij. Një ndryshim i rëndësishëm që i pëlqeu shumë skuadrës angleze.

Arthur Melo mbërriti si huazim te Liverpoo në ditën e fundit të merkatos, por ende nuk ka debutuar në Premier League dhe mezi ka luajtur 13 minuta në ndeshjen e Champions League, që 'të kuqtë' humbën ndaj Napolit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ (4- 1). Me filialin e 'kuqve', Arthur luajti 90 minuta fundjavën e kaluar dhe skuadra fitoi (2-1) ndaj Leicesterit. Ai gjithashtu luajti 60 minuta në humbjen ndaj Rochdale në trofeun ‘Papa John’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll