Sport

Ngjarje e bujshme! Ndahen Wanda Nara dhe Mauro Icardi, në mes tyre dyshohet për një këngëtar reper argjentinas…

Ana Rosenfeld, avokatja e sipërmarrëses, e konfirmoi lajmin në programin televiziv argjentinas LAM. “Ndarja nuk ka ndodhur me marrëveshje të përbashkët”,- tha avokatja, duke sqaruar se vendimin e ka marrë agjentja e Icardit.

23 Shtator 2022, 12:31 Nga DOSJA

Ngjarje e bujshme! Ndahen Wanda Nara dhe Mauro Icardi, në mes tyre dyshohet

ARGJENTINE - Wanda Nara njoftoi në Instagram ndarjen nga Mauro Icardi. Por, sipas disave, kjo mund të jetë vetëm kriza e radhës e çiftit. Gazetarja Yanina Latorre është e sigurt për këtë. Gjatë transmetimit argjentinas ‘LAM’ ajo tha: "Unë mendoj se janë dy të papjekur. Ata jetojnë duke vrarë njëri-tjetrin. Tani gjithçka prishet dhe pastaj javën tjetër e rregullojnë. Lidhja e tyre është e tillë".

Gazetarja më pas i hodhi “benzinë zjarrit”: "Me siguri, ata duhet të kenë bërë sherr për L-Gante". Gjatë programit u shfaq një foto e Wanda Narës në një disko në Argjentinë, vetëm dhe pranë L-Gante.

Prej disa javësh ka pasur zëra për një flirt mes të dyve, por Mauro Icardi e kishte mohuar përmes Instagramit, duke përsëritur dashurinë e tij të madhe për gruan dhe agjenten e tij. Në mes ndërhyri edhe Zaira Nara, motra e Wandës, e cila tha: "Mos folni më për djemtë, ne e duam muzikën. Me Wanda na pëlqen të kërcejmë nën muzikën e L-Gante”.

Emri i vërtetë Elian Angel Valenzuela, L-Gante është një reper i lindur në vitin 2000. Ai ka lindur dhe është rritur në Argjentinë, në provincën e Buenos Aires dhe ka debutuar në botën e muzikës vetëm në moshën 15-vjeçare. Si këngëtar njihet kryesisht në vendin e tij për këngët me tekste shumë të forta. Djali është i njohur edhe për tatuazhet e tij të shumta, duke përfshirë shumë në fytyrë. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë ka një vajzë të lindur nga një lidhje që tashmë ka përfunduar.

Ana Rosenfeld, avokatja e sipërmarrëses, e konfirmoi këtë në programin televiziv argjentinas LAM. “Ndarja nuk ka ndodhur me marrëveshje të përbashkët”,- tha avokatja, duke sqaruar se vendimin e ka marrë agjentja e Icardit. Mesa duket futbollisti nuk kishte ndërmend të ndahej. “Wanda është e trishtuar dhe e lënduar, por ajo e bëri atë zgjedhje”, - shtoi Rosenfeld. Gazetarët u përpoqën të kontaktojnë edhe Zaira Narën, kunatën e Mauritos, por gruaja preferoi të mos komentonte për këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll