Aktualitet

Skelat ende të varura, vijon rreziku në pallatin ku humbën jetën dy punëtorët (Video)

17 Gusht 2019, 10:33 Nga DOSJA
Skelat ende të varura, vijon rreziku në pallatin ku humbën

TIRANË– Në vendin ku një ditë më parë humbën jetën dy punëtorë ndërtimi vijon të ekzistojë rreziku. Siç shihet edhe nga videoja e publikuar nga Report Tv, gjysma e skelave në katet e sipërme të pallatit 13 katësh ka mbetur ende e varur.

Kjo gjë vë në rrezik jetën e banorëve të zonës, që kalojë pranë këtij pallati.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy drejtuesit teknikë të kompanive që merrnin pjesë në punime ‘Xhimi’ dhe skela ‘Syla’. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i ‘skela Syla’, Petrit Syla.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet petrit syla skela syla vdesin dy punetoret ne tirane petrit syla skela syla vdesin dy punetoret ne tirane

Sondazh

Poll