Aktualitet

Shembja e skelës/ Aktivisti Nebih Bushaj: Këtu s’parandalohet e keqja, organizimi sindikal e vetmja zgjidhje

17 Gusht 2019, 09:05 Nga DOSJA
Shembja e skelës/ Aktivisti Nebih Bushaj: Këtu s’parandalohet e

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, pas rrëzimit të një skele, ku humbën jetën 2 punëtorë, ndërsa mbetën të plagosur 3 të tjerë, ka reaguar – Nebih Bushaj, aktivist i Organizatës Politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushaj shkruan se në kantierët e ndërtimit në Londër,,ku ai vetë ka punuar, , siguria e punëtorit ishte maksimale dhe çështja kryesore, mbi të gjitha. Ai shprehet se në Shqipëri, jo vetëm që e keqja nuk luftohet apo të parandalohet, por edhe kur ajo ndodh nuk reagon asnjë institucion. Sipas Bushajt organizimi sindikal është e vetmja zgjidhje.

Postimi i plotë i Nebih Bushaj:

Në kantierët e ndërtimit në Londër, ku dhe kam punuar për dy vjet, siguria e punëtorit ishte çështja kryesore e ditës, çdo ditë (edhe pse emigrant i jashtëligjshëm, kam pasur siguri maksimale në çdo kantier). Nuk kishte shans të fillonte puna pa u udhëzuar për planin e ditës, pa u rikujtuar rregullat e sigurisë dhe pa u siguruar që gjithë punëtorët e kishin kuptu të gjithën. Për të mos përmendur mandej mjetet e sigurisë, si dorezat, kaskat, syzet, mbrojtëset e vesheve etj, të siguruara nga vetë kompania.

Të shpeshta ishin edhe trajnimet për sigurinë në punë, ku kompanitë e ndërtimit shpenzonin miliona.

Sigurisht që kjo gjë nuk vinte nga zemërgjerësia e pronarëve, por nga ligjet e rrepta dhe sidomos zbatimi i tyre. Vetëm për një rast vdekjeje në punë kompanitë rrezikonin gjoba të majme e deri në heqje liçense, saqë u ishte kthyer në makth edhe mundësia më e vogël e humbjes së jetës, qoftë edhe të një punëtori. Sikur t’i linte kush të bënin sipas qejfit, edhe atje do kishte numër të madh vdekjesh, edhe më të madh se te ne, duke patur parasysh intensitetin e ndërtimeve e lartësitë e objekteve.

Kurse te ne, jo vetëm që ligjet nuk zbatohen (shpesh edhe janë të cunguara) apo luftohet të parandalohet e keqja, por edhe kur kjo e keqe ndodh, nuk reagon asnjë institucion. Të mos flasim mandej për shfrytëzimin, keqtrajtimin, oraret e stërzgjatura (vetëm te kryeministria, ku po punohet për izolimin e godinës, firma kontraktuese i mban punëtorët në punë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë, e jo rrallë edhe më gjatë) e keqpagimin.

Organizimi sindikal është e vetmja zgjidhje! Vetëm të bashkuar mund të arrijmë paga dinjitoze, kushte të mira pune dhe, mbi të gjitha, sigurinë për jetën!

Solidaritet me punëtorët e ndërtimit!”

– Nebih Bushaj, aktivist i Organizatës Politike

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.Sot u arrestuan dy teknikët e firmës Syla, Xhimi Tarushi dhe Ilir Bendo. Është shpallur në kërkim edhe pronari i ‘skela Syla’, Petrit Syla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nebih bushaj rrezohet skela skela te pallati i braces nebih bushaj rrezohet skela skela te pallati i braces

Sondazh

Poll