Aktualitet

Shpërndante drogë në doza të vogla, si u ‘fundos’ i riu durrsak, policia e vë në pranga

17 Gusht 2019, 09:34 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në doza të vogla, si u

DURRËS- Një 29 vjeçar është arrestuar paraditen e sotme, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në doza te vogla. I arrestuari është shtetasi me iniciale F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut i janë sekuestruar rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, si dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje

Finalizohet operacioni i koduar “Prita”, vihet në pranga një shtetas

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;
• një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 29 vjecar durres lende narkotike arrestohet nje 29 vjecar durres lende narkotike

Sondazh

Poll