Aktualitet

Del VIDEO e dhunimit të turistëve spanjollë, Kokëdhima hipi mbi kofano, për 3 km VANDAMI shqiptar goditi xhamin

17 Gusht 2019, 10:15 Nga DOSJA
Del VIDEO e dhunimit të turistëve spanjollë, Kokëdhima hipi

TIRANËDosja.al ka siguruar videon ku shihen momentet e tmerrit që kaluan turistët spanjollë kur pronari i restorantit ‘Panorma’, Mihal Kokëdhima u hodh mbi makinën e turistësve.

Kokëdhima shihet se si në një mënyrë krejtësisht të çmendur, hidhet mbi kofanon e furgonit dhe qëndron aty për 3 kilomentra rrugë teksa automjeti është në ecje. 

Gjatë kohës që është mbi makinë, Kokëdhima godet me grushte xhamin e përparmë të makinës dhe e thyen atë me duar. Në sfodn dëgjohen gjithashtu edhe zërat e personave që janë brenda në automjet.

Furgoni dretjohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër e personave janë spanjollët të cilët bërtasin të frikësuar.

Nga Porto Palermo në Qeparo, Kokëdhima udhëton mbi kofanon e furgonit dhe personat që ndodhen brenda në mjet telefonojnë policinë.  Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë.

“Mbaje mer, mbaje,”- dëgjohet teksa thërret pronari i Panormës.

Në një moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie. Makina ecën mbrapsht për t’u përballur me furgonin e policisë ndërsa Kokëdhima ngelet në rrugë.

Ajo që kuptohet nga të folurat brenda në furgon është se turistët kishin pasur ankesa për ushqimin në restorantin e Kokëdhimës dhe nuk donin ta hanin ushqimin e porositur.

Por Mihal Kokëdhima u është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon, duke ju hedhur mbi xham. 

Ata dëgjohen teksa thonë më tej se pas tyre po vinte gjithashtu një tjetër automjet, brenda të cilit kishte njerëz të armatosur. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i turisteve spanjolle mihal kokedhima videoja e dhunimit te spanjolleve dhunimi i turisteve spanjolle mihal kokedhima videoja e dhunimit te spanjolleve

Sondazh

Poll