Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Mjeti përplas të miturin, shoqërohet shoferi

17 Gusht 2019, 10:19 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë/ Mjeti përplas të miturin, shoqërohet

VLORË- Një fëmijë 10-vjeç është përplasur nga një makinë ne aksin rrugor të Lungomares, në Vlorë.

Policia bën me dije se “automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Pak pas ngjarjes së aksidentit, policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit, i cili shkaktoi aksidentin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makina perplas te miturin vlore makina perplas te miturin vlore

Sondazh

Poll