Aktualitet

Municione luftarake pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Maliq, procedohet një tjetër

17 Gusht 2019, 10:15 Nga DOSJA
Municione luftarake pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari

MALIQ– Një 21- vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se posedonte në banesë municione luftarake pa leje. I arrestuari është shtetasi me iniciale E.B, 21 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit Z.Xh, 17 vjeç, banues në fshatin Zemblak, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar nag policia, të riut iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Maliq

Posedonte në banesë municione luftarake pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia poseduesi i tyre.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 21 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje.

Në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit Z.Xh, 17 vjeç, banues në fshatin Zemblak, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21 vjecari maliq municione luftarake arrestohet 21 vjecari maliq municione luftarake

Sondazh

Poll