Aktualitet

Merkatoja e gushtit/ Sokol Balla në News 24, Fax-i merr Zogun e Tironës, Ora News ndryshon format

17 Gusht 2019, 10:03 Nga DOSJA
Merkatoja e gushtit/ Sokol Balla në News 24, Fax-i merr Zogun e

TIRANË- Stina e verës, përveç pushimeve është edhe momenti ideal për lëvizje në karrierë. Njësoj si në çdo sektor tjetër, edhe media këtë shtator do të përballet me ndryshime rrënjësore… në emra dhe në formate.

Dosja.al ka mësuar disa nga lëvizjet më të papritura në tregun mediatik shqiptar.

Gazetari Sokol Balla ka arritur tashmë marrëveshjen me televizionin informative News 24, dhe pronarin e grupit Irfan Hysenbelliu.

Kështu, nga shtatori Balla tri analistët e “Real Story”, Skënder Minxhori, Agron Gjekmarkaj, dhe Arjan Vasjari, kalojnë në News 24, 4 herë në javë në emisionin e Ballës.

Gjithashtu, Balla do të drejtojë këtë televizion, duke shënjuar një lëvizje të fortë nga kalimi i tij Vizion Plus në News 24.

Kalimi i tij në News 24, sjell vështirësi për tri emisione të tjera të drejtuara nga Adi Krasta, Rudina Xhunga dhe Ylli Rakipi, të cilët janë larguar të detyruar.

Lëvizjet kanë prekur edhe median e vëllait të Hysenbelliut, Kasem Hysenbelliut. Televizionit informativ Fax News, i largohen Armela Ferko dhe Rezear Xhaxhiu, por i bashkohen Bejdo Malo dhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tironës’.

Transformim rrënjësor në shtator do të ketë edhe për median e Ylli Ndroqit. Televizioni Ora News largohet nga lajmet për t’u kthyer në televizion gjeneralist.

Por jo pa arsye… rrugën e tij do të ndjekë televizioni tjetër i Ndroqit, Channel One. Channel One do të ndryshojë format, duke u kthyer në Tv Informativ, ndërsa lajme të këqija ka edhe për Beti Njumën.

Spikerja e njohur që la Top Channel, për t’u bërë drejtoreshë Informacioni në Ora News, tashmë do të mjaftohet me edicionin qendror të lajmeve dhe një emision të moderuar prej saj për librat.

Ndërkohë që gazetari Artur Zheji vazhdon të jetë sëmurë, duke mos ditur cili do të jetë fati i emisionit “360 gradë”.

Për më shumë, duhet të presim shtatorin për të parë efektet e para të merkatos.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet beti numa merkato televizive sokol balla ylli ndroqi beti numa merkato televizive sokol balla ylli ndroqi

Sondazh

Poll