Aktualitet

“Sa të mbyllet gushti, në shtator jam për punë”, Klodiana Kapo kujton bisedat me Baxhakun: Zoti bëri një shaka të hid

17 Gusht 2019, 09:54 Nga DOSJA
“Sa të mbyllet gushti, në shtator jam për punë”,

TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të publicistit Fatos Baxhaku ditën e djeshme, ka reaguar gazetarja dhe mikja e tij Klodiana Kapo.

Në një postim në Facebook, Kapo shpreh hidhërimin për humbjen e kolegut të saj, teksa shkruan se zoti bëri një shaka të hidhur e të mori kaq shpejt.

Kujtojmë se Klodiana Kapo dhe Fatos Baxhaku janë autorë të librit “Gra të Përgjithshme”, në të cilin flitet për prostitucionin në kohën e mbretit Zog.

Postimi i plotë i Klodiana Kapos:

Prit Tos!

Më the se po bëheshe më mirë: “Ja sa të mbyllet gushti, e në shtator jam krejt për punë”.

Ҫ’ishte ky lajm qe na dhe mor Tos!  Na le pa frymë…!

“Janë shumë raste Klod, shkenca ka ecur, do ja hedh dhe unë,,,mos u mërzit”

Por JO! Zoti bëri një shaka të hidhur e të mori kaq shpejt.

Është e vështirë të të thuash lamtumirë Tos!

Zoti e di sa do mungosh, Tos! Kurrë s’doje të mërzisje kënd! Kurrë s’u ankove! Kurrë s’ngarkove apo shkele mbi dikë! As kur dhimbja të merrte gjumin, ti prapë nuk u ankove.

“Familja, Klod, kjo është pjesa më e rëndësishme në jetë. Gezojuni me aq mundësi sa keni!”

Tos, sot ti ikën, e do i mungosh aq shumë familjes tënde, Borës, Kejdës, Turit, Tanit, Arbës dhe

Brikenës, që me dashuri e thërrisje “motra e madhe”.

Ti, njeriu me shpirt të lirë, rebel, me mendje të bukur e zemër të madhe, do na mungosh ne, miqve, Enos, Tanit, Mondit, Gertës, Rezit, Ildës, Landi, Titit, Lirës, Xhixhit. Oh sa shumë jemi Tos!

Sot miqtë janë të rrallë, por ti ke kaq shumë… se gjatë gjithë jetës tënde vetëm dhe … pa kërkuar asgjë në këmbim.

Sa herë qeshje, e më thoje: “E sheh? Të gjithë nxënësit e mi janë bërë shefat e mi sot”.

Por askush s’e ka penën, mprehtësine dhe zemrën tënde. Atë zemër, qe në fund na tradhtoi të gjithëve.

Lamturmirë Tos!

Ditën e djeshme, në moshën 55-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që e kishte tërhequr nga gazetari. Baxhaku u shua sot në banesën e tij duke humbur përgjithmonë luftën e gjatë më sëmundjen. Pas vdekjes së tij ka pasur me qindra reagime, nga miq dhe kolegë të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos baxhaku klodiana kapo ndahet nga jeta gazetari fatos baxhaku fatos baxhaku klodiana kapo ndahet nga jeta gazetari fatos baxhaku

Sondazh

Poll