Sport

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Emiliano Sala, BBC nxjerr detaje të reja: Piloti i dinte problemet e avionit

Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Emiliano Sala vazhdon të prodhojë lajme. Pavarësisht se kanë kaluar gati tre vite nga ajo tragjedi, vazhdojnë të dalin detaje të reja mbi futbollistin argjentinas.

21 Shtator 2022, 13:28 Nga DOSJA

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Emiliano Sala, BBC nxjerr

ANGLI- Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Emiliano Sala vazhdon të prodhojë lajme. Pavarësisht se kanë kaluar gati tre vite nga ajo tragjedi, vazhdojnë të dalin detaje të reja mbi futbollistin argjentinas.

“BBC” ka publikuar një audio të pilotit të avionit që u përplas një ditë përpara ngjarjes, ku pohon se mjeti fluturues kishte probleme. David Ibbotson dëgjohet në audio duke thënë se do të veshë jelekun e shpëtimit në udhëtimin nga Franca në Uells.Piloti i ka thënë një mikut të tij se ka dëgjuar një zhurmë gjatë fluturimit drejt Nantes, përpara fluturimit të radhës që përfundoi në tragjedi.

Piloti 59-vjeçar ka thënë se edhe pedalja e majtë e frenave nuk punonte kur është ulur në aeroportin e Nantes. “Ky avion duhet të çohet në hangar”, thotë ai. Kujtojmë që edhe vetë Sala ka dërguar mesazhe gjatë udhëtimit.

Shokëve të afërt ai u ka thënë se avioni dukej sikur po ndahej në copash. “Nuk e di nëse dikush do të më shikojë më sepse nuk do të më gjejnë dot”, thoshte Sala.Futbollisti argjentinas nuk e dinte që Ibbotson nuk ishte i kualifikuar. Ai ishte një pilot amator dhe nuk kishte licencë për të transportuar pasagjerë me pagesë ose për të fluturuar në errësirë.

E.Ç (Dosja.al)

emiliano sala nantes

Sondazh

Poll