Sport

Në Francë, Dembele e shohin si një lojtar ‘kyç’ për rifitimin e Kupës së Botës…

Momenti i mirë i anësorit të Barcelonës është emocionues dhe në vendin e tij shpresojnë se ai mund të ruajë nivelin për të ndihmuar që 'blutë' të fitojnë sërish Botërorin.

21 Shtator 2022, 10:57 Nga DOSJA

Në Francë, Dembele e shohin si një lojtar

FRANCE - Pas një vere të pasigurt, në të cilën e ardhmja e tij ishte e paqartë, Ousmane Dembélé po tregon potencialin e tij të plotë në fillim të këtij sezoni dhe është një nga pikat kryesore të skuadrës së Barcelonës, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime. 

Momenti i mirë i anësorit nuk po kalon pa u vënë re dhe ai mori një thirrje nga Didier Deschamps, për të marrë pjesë në kombëtaren e Francës për duelet e Nations League kundër Austrisë dhe Danimarkës, ndeshjet e fundit për t'u përgatitur për Botërorin në Katar.

Dembélé ka synim të jetë në Kupën e Botës dhe të ndihmojë ekipin e ‘bluve’ që të përsërisë suksesin e vitit 2018 në Rusi, dhe në vendin e tij, besojnë se lojtari i Barcelonës mund të jetë një pjesë e rëndësishme e rifitimit të titullit. 

Këtë të mërkurë, të dyja gazetat 'L'Équipe' dhe 'Le Parisien' i kushtojnë shkrime rikthimit të Dembele me ekipin francez dhe theksojnë se thirrja e anësorit është pritur shumë mirë nga dhomat e zhveshjes. 'L'Équipe' e përshkruan formën e Ousmane, si një "rilindje" dhe thekson se ai ka qenë në gjendje të qëndrojë pa lëndime për një vit, diçka e paimagjinueshme shumë kohë më pare, duke pasur parasysh historinë e tij të gjatë të dëmtimeve.

Konkurrenca e fortë që ka te sulmi i Francës (Mbappé, Benzema, Griezmann, Giroud, Nkunku ...) e bëjnë të vështirë për Dembélé që të ketë një vend si titullar i garantuar në Katar, por nëse ai ruan nivelin e tij, nuk do të ishte çudi që të ishin një nga të zgjedhurit nga Deschamps për të kërkuar një Botëror të ri për francezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll