Sport

Real Madridi dhe Barcelona të 'magjepsura' nga Vitor Roque, 17-vjeçari ‘çudibërës’...

Futbollisti i ri e ka vendosur veten, aktualisht si një nga xhevahirët më të mëdhenj të futbollit brazilian…

21 Shtator 2022, 10:36 Nga DOSJA

Real Madridi dhe Barcelona të 'magjepsura' nga Vitor Roque,

BRAZIL - Vitor Roque, i cili është vetëm 17-vjeç dhe shquhet si sulmues i Athletico Paranaense në Brazil, është vështrimin e Barcelonës dhe Real Madridit në Spanjë. Gazeta 'El Mundo Deportivo' publikon, se Vitor Roque "ka ngjallur interesin e Barcelonës, Real Madridit, por dhe Juventusit".

Po si luan Vitor Roque, sulmuesi i ri që u intereson ‘big’-ve të futbollit europian? "Unë jam i djathtë. Në fushë e konsideroj veten një luftëtar të madh, nuk e marr topin për ta humbur",- kështu e cilëson veten sulmuesi i ri, me disa fjalë të publikuara në ‘MARCA’.

Luiz Felipe Scolari, trajneri i Athletico Paranaense dhe ish-trajneri i Brazilit, e përshkruan Vitor Roque, si një lojtar tjetër. “Ai është 17 vjeç, por, për shkak të strukturës së tij fizike, teknike dhe mendore, duket se është 22-23. Ai është një sulmues shumë i vështirë për t'u mbuluar nga mbrojtësit: ai e mbron topin mirë, është i shpejtë. Me kalimin e kohës ai do të shtojë gjëra të tjera në repertorin e tij sepse është i ri."

Athletico Paranaense pagoi 4.3 milionë euro për Cruzeiron e Ronaldo Nazários për të bërë të sajin adoleshentin Vitor Roque . "Ne nënshkruam me një nga "xhevahirët" e futbollit brazilian. Vitor Roque kërkohej nga disa klube të suksesshme,"- raportoi Athletico Paranaense, teksa njoftonte nënshkrimin e Vitor Hugo Roque Ferreira. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll