Sport

Jurgen Klopp i lehtësuar nga vendimi. Bëhet fjalë për një yll të Liverpoolit...

“Keita për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk do të jetë në gjendje të përmbushë thirrjen e tij në kombëtare për ndeshjet ndërkombëtare në shtator 2022".

21 Shtator 2022, 11:52 Nga DOSJA

Jurgen Klopp i lehtësuar nga vendimi. Bëhet fjalë për

ANGLI - Më në fund, Jürgen Klopp (55) mund të marrë frymë i lehtësuar! Pas fillimit të dobët të sezonit dhe dëmtimeve të shumta, ka një lajm të mirë për trajnerin e Liverpool.  Një prej yjeve të tij, i cili ishte i dëmtuar për një kohë të gjatë, tashmë po rikuperohet dhe nuk duhet të udhëtojë drejt kombëtares, por do të qëndrojë në klub për t’u shëruar plotësisht.

Ky është Naby Keïta (27), i cili në fakt është pjesë e pandarë e kombëtares së Guinesë.  Në një deklaratë për mediat, federata e këtij vendi njoftoi: “Keita për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk do të jetë në gjendje të përmbushë thirrjen e tij në kombëtare për ndeshjet ndërkombëtare në shtator 2022".

Dhe më tej: “Siç njoftoi trajneri i kombëtares, Kaba Diawara, është bërë një vlerësim përfundimtar nga stafi teknik. Gjendja e lojtarit është vërejtur se po përmirësohet.  Megjithatë, sipas raportit mjekësor të dërguar nga Liverpool, Naby Keita nuk është i gatshëm për dy ndeshjet e Guinesë”.

Klopp duket se e ka perceptuar shumë mirë këtë vendim. Me disa të kthyer si Keita, Liverpool do të përgatitej mirë për fazën ‘e nxehtë’ para Kupës së Botës, me një total prej të paktën 13 ndeshjesh, nga tetori deri në fillim të nëntorit.

Jurgen Klopp i lehtësuar nga vendimi. Bëhet fjalë për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll