Sport

Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet, tregon objektivin e madh: “Udhëtimi im nuk përfundon me Botërorin e Katarit”

Pavarësisht periudhës së vështirë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli aktiv.

21 Shtator 2022, 12:25 Nga DOSJA

Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet, tregon objektivin e madh:

PORTUGALI- Pavarësisht periudhës së vështirë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli aktiv. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se në moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro2024.

"Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende - tha CR7, i cili mori çmimin Quinas de Ouro si golashënuesi më i mirë i dhënë nga Federata Kombëtare Portugeze -. Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror (2022) dhe në Kampionatin Europian (2024). Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”.

Në moshën 37-vjeçare, kapiteni portugez ka 189 paraqitje dhe një rekord botëror për realizime me Kombëtare me 117 gola. Nëse konfirmohet prania e tij në Botërorin e Katarit, ai do të luajë atje turneun e tij të 10-të ndërkombëtar. Pas kthimit te Manchester United në vitin 2021, Cristiano Ronaldo pati një fillim të komplikuar në sezonin 2022-23, edhe për shkak të uljes së tij në stol.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo portugali

Sondazh

Poll