Sport

Batuta ‘helmuese’ nuk mungon: "Cristiano, më dëgjo mirë: ti je si Toto Cotugno, i dyti më i mirë i përjetshëm i San Remos"

Antonio Cassano e krahason portugezin me këngëtarin italian, i cili grumbulloi deri në gjashtë vende të dyta në festivalin muzikor të San Remos.

21 Shtator 2022, 11:17 Nga DOSJA

Batuta ‘helmuese’ nuk mungon: "Cristiano, më dëgjo

ITALI - Antonio Cassano, ish-lojtari i kombëtares italiane dhe ish-lojtari i Real Madridit, ndër të tjera, zakonisht nuk e mban gjuhën, kur shpreh mendimin e tij për çështje të lidhura me futbollin. Dhe këtë herë nuk ishte përjashtim.

Lojtari ka përdorur kornizën e festivalit të muzikës në San Remo për të bërë një krahasim kurioz. Cassano e krahasoi Cristiano Ronaldon, në muzgun e karrierës së tij, me Toto Cotugno, një këngëtar Italian, që grumbulloi gjashtë vende të dyta, në festivalin e lartpërmendur të San Remos.

"Cristiano, më dëgjo mirë: je i fortë, fitove shumë... Por je si Toto Cotugno, i dyti i përjetshëm nga San Remo,"- tha Cassano mes të qeshurave të të pranishmëve në televizorin ku ai bëri këtë deklaratë.

Toto Cotugno bëri debutimin e tij në festivalin e San Remos në 1976, si anëtar i një grupi që përfundoi në vendin e tretë. Pasi fitoi konkursin individual në 1980, ai ‘koleksionoi’ gjashtë vende të dyta në 1985, 1985 (në këtë rast si kompozitor, jo si interpretues), 1987, 1988, 1989 dhe 1990.

Cassano nuk shtoi se kush ishte, sipas tij lojtari që e pengoi CR7 të arrinte vendin e parë. Por duke pasur parasysh, që portugezi pjesën më të madhe të karrierës së tij e pati në konkurrencë me Leo Messin, nënkuptohet argjentinasi, pasi simpatia e italianit për ‘Pleshtin’ është e deklaruar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll