Sport

Liverpool i pakënaqur me brazilianin, e dërgon Arthur Melo në ekipin U-21…

Synimi është që ish-mesfushori i Juventusit të përmirësojë formën e tij fizike...

21 Shtator 2022, 10:09 Nga DOSJA

Liverpool i pakënaqur me brazilianin, e dërgon Arthur Melo në

ANGLI - Arthur Melo nënshkroi për Liverpool në ditën e fundit të tregut. Mesfushori brazilian nga Juventusi ka mbërritur te ‘Djajtë e Kuq’ në formë huazimi, me opsion blerjeje. Por që prej ardhjes së tij në ‘Anfield’, ai vështirë se ka mundur të luajë, qoftë edhe disa minuta me ekipin e parë. Ndaj, sipas ‘Sky Sports’, klubi ka vendosur ta dërgojë në ekipin rezervë, me synimin për të përmirësuar gjendjen e tij fizike.

Gjendja fizike e mesfushorit nuk është e mire, pasi gjatë dy sezoneve të fundit është prekur nga probleme fizike. Me U-21, Arthur luajti 90 minuta fundjavën e kaluar, ku skuadra ‘Reds’ fitoi 2-1 kundër Leicester.

Megjithatë, të marten në mbrëmje, braziliani u zëvendësua pas 60 minutave në humbjen ndaj Rochdale nga Jay Spearing, i cili në moshën 33-vjeçare është rikthyer te Liverpool. Arthur Melo u dërgua në ekipin rezervë, duke përfituar nga pauza në Premier League, për t'u përshtatur dhe pritet të vazhdojë deri në përmirësimin e gjendjes së tij fizike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll