Sport

Dëmtimi i rëndë e la jashtë fushave, Monza ‘i tregon derën’ Ranocchia-s, ish-kapiteni tani është pa skuadër

Lamtumirë surprizë. Klubi i Monzës ka njoftuar zgjidhjen konsensuale të kontratës së Andrea Ranocchia-s.

21 Shtator 2022, 12:47 Nga DOSJA

Dëmtimi i rëndë e la jashtë fushave, Monza ‘i tregon

ITALI-  Lamtumirë surprizë. Klubi i Monzës ka njoftuar zgjidhjen konsensuale të kontratës së Andrea Ranocchia-s. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë, gjë që në fakt praktikisht e kishte komprometuar tashmë sezonin e tij dhe që ndoshta është baza e vendimit të marrë me marrëveshje të përbashkët. "AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus sot . AC Monza falenderon lojtarin për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen."

I mbërritur te Monza për t'i dhënë përvojë dhe soliditet repartit të mbrojtjes, Ranocchia mbyll aventurën e tij në Brianza pas pak më shumë se një muaji nga fillimi i kampionatit. Dëmtimi do ta mbajë larg fushave për një kohë të gjatë (të paktën tre muaj) dhe që ka bindur palët të ndërpresin kontratën.

E.Ç (Dosja.al)

ranocchia monza

Sondazh

Poll