Sport

Cristiano Ronaldo i pa ngopur me futbollin, bën paralajmërimin: “Qëllimi im është Botërori, por dua të jem edhe Euro2024”…

Portugezi mori çmimin, si golashënuesi më i mirë për ekipet kombëtare...

21 Shtator 2022, 07:03 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo i pa ngopur me futbollin, bën paralajmërimin:

PORTUGALI - Për Cristiano Ronaldos nuk ekziston, të paktën në një afat të shkurtër, opsioni i lamtumirës. Të paktën këtë e ka përjashtuar portugezi, gjatë grumbullimit dhe marrjes së çmimit “Quinas de Ouro”, që e njeh atë si golashënuesin më të mirë të ekipeve kombëtare. 

"Shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares portugeze edhe për disa vite. Ndihem i motivuar, ambicia ime është e lartë. Jam në një ekip me të rinj, dua të jem në Botëror, por edhe në Europianin e ardhshëm,”- ka deklaruar ai.

Futbollisti ishte mirënjohës për çmimin e marrë dhe shikoi prapa, i kënaqur me mënyrën se si kishte ardhur. Një udhëtim që nuk ka përfunduar. "Jam krenar që kam marrë një çmim të tillë. Nuk e kam menduar kurrë se mund ta arrij. Ka qenë një rrugë e gjatë, por dua të them se rrugëtimi im nuk ka përfunduar ende. Ka mbetur edhe pak nga Cristiano".

Cristiano Ronaldo i pa ngopur me futbollin, bën paralajmërimin:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll