Sport

Kapiteni Lewandowski, në botërorin ‘Katar 2022’ me ngjyrat e Ukrainës në krah…

Ky do të jetë gjesti i skuadrës polake, në solidaritet me shtetin fqinj pas pushtimit rus.

21 Shtator 2022, 06:51 Nga DOSJA

Kapiteni Lewandowski, në botërorin ‘Katar 2022’ me ngjyrat

POLONI - Robert Lewandowski do të mbajë shiritin e kapitenit me flamurin dhe skuqjet në Botërorin dhe më pas në Katar me fanellën e Polonisë. Ky do të jetë gjesti i skuadrës polake, në solidaritet me shtetin fqinj pas pushtimit rus. 

Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, është takuar dje në Varshavë dhe ka marrë si dhuratë nga legjenda Andriy Shevchenko shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës, që do të mbajë gjatë Kupës së Botës. "Faleminderit Shevchenko. Ishte kënaqësi që ju takova. Do të jetë nder të mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës në Kupën e Botës",- ka shkruar polaku në kanalet e tij sociale.

Kapiteni Lewandowski, në botërorin ‘Katar 2022’ me ngjyrat

Shumë i prekur, Andrei Shevchenko ka nënvizuar solidaritetin e futbollistëve për të mbështetur vendin e tij të prekur nga lufta: “Është një mesazh për botën. Ne po luftojmë, jemi ende gjallë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë,”- deklaroi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll