Sport

"Kishte pak ambicie", De Ligt nuk ndalet, tjetër 'thumb' Juventusit: Këtu mund të fitoj Championsin!

De Ligt rikthehet të flasë për Juventusin dhe sërish nuk mungojnë 'thumbat'. Holandezi u transferua te Bayern Munich në verë për 67 milionë euro.

20 Shtator 2022, 22:18 Nga DOSJA

"Kishte pak ambicie", De Ligt nuk ndalet, tjetër

GJERMANI- De Ligt rikthehet të flasë për Juventusin dhe sërish nuk mungojnë 'thumbat'. Holandezi u transferua te Bayern Munich në verë për 67 milionë euro. Holandezi filloi të kritikojë bardhezinjtë në qershor, gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren. Me atë rast fjalëve të tij u ishte përgjigjur edhe kapiteni i Juventusit, Bonucci, duke kërkuar më shumë respekt, por holandezi duket se nuk mjaftohet me kaq.

Mbrojtësi, në mikrofonat e kanalit holandez NOS, rikthehet për të folur për lamtumirën në Serie A , duke kritikuar qartë projektin e Juventusit: “Mendoj se kam bërë një hap përpara për sa i përket cilësisë së skuadrës. Juventusi është një skuadër e madhe me lojtarë të mrekullueshëm dhe unë kam kaluar një kohë të mirë atje, por Bayern Munich ka ambicie për të fituar Champions League, dhe kjo gjë te Juventusi mungonte". Për holandezin ishte koha për një sfidë të re: “U argëtova shumë te Juve, më pëlqeu shumë. Por ndjeva se ishte koha për një sfidë të re”.

Në Bavari, pra, ka ambicie, por gjërat, të paktën në Bundesligë, nuk po shkojnë aq mirë. Kampionët e Gjermanisë, në fakt, nuk kanë fituar në katër ndeshje radhazi. Një ngjarje që është më unike se e rrallë, edhe nëse drejtori Kahn e zbut krizën: "Nagelsmann nuk është në diskutim, të gjithë jemi të zhgënjyer, por le të vazhdojmë".

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich juventus

Sondazh

Poll