Sport

Dybala udhëton me Argjentinën edhe pse i dëmtuar, Mourinho acarohet, lojtari mund të kthehet 48 orë nga ndeshja me Interin

Roma përshëndet Paulo Dybala-n. Sulmuesi argjentinas nuk ishte në takimin e fundjavës kundër Atalantës për shkak të një problemi fizik në kofshën e majtë, 12 orë më vonë ai u nis direkt në Florida për t'u bashkuar me Kombëtaren e Argjentinës

20 Shtator 2022, 13:38 Nga DOSJA

Dybala udhëton me Argjentinën edhe pse i dëmtuar, Mourinho

ARGJENTINË- Roma përshëndet Paulo Dybala-n. Sulmuesi argjentinas nuk ishte në takimin e fundjavës kundër Atalantës për shkak të një problemi fizik në kofshën e majtë, 12 orë më vonë ai u nis direkt në Florida për t'u bashkuar me Kombëtaren e Argjentinës që do të luajë dy miqësoret kundër Hondurasit në Miami dhe Xhamajka-s në Nju Jork në përgatitjet për Kupën e Botës. Mjekët e Kombëtares së Argjentinës do të vlerësojnë dëmtimin - nënvizon Il Messaggero - por ka të ngjarë që Paulo të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara edhe sepse nuk do të kishte bërë një udhëtim tetë orësh për t'u kthyer menjëherë në Itali.

Një largim i tillë ka acaruar Mourinhon. Trajneri ishte i sigurt se do ta kishte në dispozicion për dy javët e ardhshme, pasi ai shpjegoi menjëherë pas ndeshjes në Olimpico: “Të shohim nëse mjaftojnë 15 ditë për t'u rikuperuar”. Tekniku ishte i sigurt se do ta kishte në dispozicion për dy javët e ardhshme.

Dybala do të qëndrojë me Messin dhe shokët e tij deri të premten më datë 23 shtator, më pas do të kryhen kontrolle të tjera dhe nëse rikuperohet do të zgjasë qëndrimin deri më datë 27, në ndeshjen Xhamajka-Argjentinë. Kjo do të thotë se ai do të kthehet në Itali më datë 28 - vazhdon Il Messaggero - dhe do të mund të zhvillojë seancën e parë stërvitore të enjten më 29, ndërsa ndeshja kundër Interit është 48 orë më vonë (1 tetor).

E.Ç (Dosja.al)

roma dybala

Sondazh

Poll