Sport

Nuk e kanë falur ende, Courtois ofendohej vazhdimisht nga tifozët e Atl.Madrid, portieri belg i jep përgjigjen epike (video)

Për Thibaut Courtois, ndeshja kundër Atletico Madrid nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat.

20 Shtator 2022, 13:22 Nga DOSJA

Nuk e kanë falur ende, Courtois ofendohej vazhdimisht nga tifozët e

SPANJË- Për Thibaut Courtois, ndeshja kundër Atletico Madrid nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat. Portieri belg ka qenë pjesë e Atletico Madrid dhe tifozët nuk e kanë falur kurrë tradhëtinë. Mjafton të thuhet se pas fitores së Real Madrid, ata shkulën pllakën që i dedikohej atij në Ëanda Metropolitano. Një gjest për të fshirë të kaluarën e portierit si lojtar i klubit verdhekuq.

Në momentin kur portieri iu drejtua fushës për të kryer nxehmjen, tifozë të pranishëm pas portës filluan ofendimet dhe fërshëllimat.Cili ishte reagimi i Courtois? Fillimisht ai buzëqeshi në fytyrën e tifozëve të Atletico-s, dhe më pas përballë një provokimi tjetër ai tregoi gjithashtu gishtin e madh.

Një qëndrim që zemëroi më tej fansat, të cilët vazhduan ofendimet. Në atë moment, Courtois e rriti dozën: fillimisht tregoi parakrahun dhe më pas me dorën tjetër e tregoi të njëjtin disa herë. Çfarë ka treguar në mënyrë provokuese portieri i Real Madrid? Një tatuazh i veçantë, i bërë menjëherë pas fitores së Champions League: një mur me tulla përballë një rrjete, të gdhendur me inicialet e tij "TC1" dhe kupa me veshë të mëdhenj. Një ngacmim vdekjeprurës, për portierin që si lojtar i Atleticos kishte humbur një finale të Champions League kundër Realit në 2014.

E.Ç (Dosja.al)

courtois atletico madrid real madrid

Sondazh

Poll