Sport

Shtatë qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e Carës, mesazhi: Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

Një incident i rëndë u regjistrua në duelin mes Kukësit dhe Partizanit. Futbollisti Tedi Cara, realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, teksa shkoi për të festuar pranë stolit të Partizanit, u godit me shishe uji nga tribuna qendrore.

19 Shtator 2022, 21:54 Nga DOSJA

Shtatë qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e Carës,

KUKËS-Një incident i rëndë u regjistrua në duelin mes Kukësit dhe Partizanit. Futbollisti Tedi Cara, realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, teksa shkoi për të festuar pranë stolit të Partizanit, u godit me shishe uji nga tribuna qendrore.

Në këtë moment Cara e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teksa u largua menjëherë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme, me shtatë qepje në fytyrë.Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, që njihet si tifoz i Partizanit.

“Futboll dhe gjak. Ky është Tedi Cara, 7 qepje në fytyrë. Nuk u dëmtua me ndonjë përplasje në fushë, përballë Kukësit. U godit nga tribuna fill pas shënimit të një supergoli. Mirë shkallët e stadiumit, po në fushë pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëvë?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

E.Ç (Dosja.al)

cara erion brace

Sondazh

Poll