Sport

U godit me shishe në fytyrë pasi shënoi, Kukësi reagon zyrtarisht pas rastit të Carës: "Distancohemi nga kjo ngjarje"

Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit dhe gjatë festimit u godit me një shishe në fytyrë, duke e lënë të dëmtuar dhe duke u zëvendësuar.

19 Shtator 2022, 19:48 Nga DOSJA

U godit me shishe në fytyrë pasi shënoi, Kukësi reagon

KUKËS-Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit dhe gjatë festimit u godit me një shishe në fytyrë, duke e lënë të dëmtuar dhe duke u zëvendësuar.

Shishja e hedhur drejt tij e çau poshtë pjesës së syrit, por pa asnjë dëmtim për futbollistin. Në fundin e pjesës së parë, Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar, me lojtarin që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në fund të ndeshjes, klubi i Kukësit ka reaguar menjëherë.

REAGIMI I KUKËSIT

FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në "Kukës Arena", aty ku tifozët tonë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit. Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikëpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije.

Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti.
Zyra për shtyp

Futboll Klub Kukësi

E.Ç (Dosja.al)

kukesi cara partizani

Sondazh

Poll